VOLEJBOLL: Shkëndija shënon fitorene tretë sezonale

Të hënën takohen Liria-UGD Shtip, të martën KV UT – Libero

Java e tretë e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve solli edhe një fitore të sigurtë, për klubin e voljebollit Shkëndija. Kësaj radhe mundi ekpine Makedonija Xhio me rezultat maksimal 3:0 në sete. “Ishte një rast i mirë që tu jepet hapësirë shpresave tona. Ato këtë e shfrytëzuan në mënurën më të mire”tha pas ndeshjes trajneri Durim Luma. Në javën e katërt të kampionatit Shkëndija do të jetë mysafire e ekipit kampion në Strumicë Nikob.

Sot në Sushevë me fillim në ora 18:00, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt ndërmjet Sushevës dhe Strumica Nikob.

Të hënën në sallën e sportit të Universitetit të Tetovës zhvillohet sfida ndërmjet ekipi Liria të Zherovjanit dhe UGD Shtip. Për ndeshjen në fjalë, trajnerri Sadik Ferati theskoi “Shpresoj se do të vazhdojmë rrugëtimin e fitoreve edhe kundër ekipit nga Shtipi. Do të kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë. Pikët do të mbeten në Tetovë” tha Sadik Ferati.

Java e tretë e sezonit vjeshtor do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet KV Universiteti Tetovës – KV Libero. Ndeshja do të luhet në sallën e UT-së me fillim në orën 20:00.

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share