Volejboll: Liria – Universiteti i Tetovës derbi i javës së tetë, ndërsa Shkëndija është mysafire e Borecit

E mërkura është rezervuar  për ndeshjet e  jo komplete të javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve.

Takimi  më interesantë do të zhvillohet në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me dy skuadrave  tetovare Liria e Zherovjanit  dhe ekipi i Universitetit të Tetovës.

Në shtatë xhirot e zhvilluara deri tani Liria e Zherovjanit  ka  gjashtë  fitore  dhe vetëm një humbje, kundrejt  ekipit studentor që kanë katër fitore dhe  tre humbje. Pra  sonte  mund të presim një ndeshje  që do të kënaq  tifozët e pranishëm në  sallën sportive   me  fillim në orën  20:00.

Në Veles skuadra e Borecit është nikoqire e ekipi tetovar Shkëndija.  Vendasit  deri më tani  kanë tre  fitore e katër humbje , ndërsa Shkëndija  ka  shënuar katër fitore e tre humbje. Ndeshja  Boreci – Shkëndija  zhvillohet në sallën sportive “Park” në Veles me fillim në orën 17:00 .

 Sot zhvillohen edhe ndeshjet Vesna Probishtip – Makedonija Xhio dhe Susheva – Vardari.  Ndeshja Rabotniçki – Janta Volej  zhvillohet të premten , ndërsa  derbi  UGD Shtipi – Strumica  do të zhvillohet më 6 dhjetor.

 Volejboll meshkuj, java e tetë, takohen;

Boreci – Shkëndija 

UGD Shtipi – Strumica

Liria – Universiteti i Tetovës  

Rabotniçki – Janta Volej

Susheva  – Vardari

Vesna Probishtip –  Makedonija Xhio

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share