Pas ndeshjeve të javës së 11-të në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve edhe zyrtarisht mësohen emrat e gjashtë skuadrave të cilat kualifikohen në fazën e play off-it dhe gjashtë ekipet tjera që do të takohen në fazën e play out.
Mbrëmë në Tetovë janë zhvilluara dy ndeshje dhe atë në sallën e gjimnazit derbi tetovar Shkëndija – Liria përfundoi me fitoren e ekipit nga Zherovjani 2-3 , ndërsa në sallën e UT-s, ekipi studentor Universiteti I Tetovës mundi Vesna Probishjtip me rezultat 3-1 në sete.
Në fazën e play off-it që pritet të fillon në javën e fundit të janarit janë kualifikuar këto skuadra: Strumica, UGD Shtipi, LIria e Zherovjanit, Rabotniçki, Vesna Probishtip dhe Universiteti i Tetovës, ndërsa gjashtë ekipet që do garojnë në fazën e Play out, janë Shkëndija, Borecii Velesit, Susheva, Janta Volej, Vardari dhe Makedonija Xhio.
Pjesa vjeshtore e kampionatit në kategorinë e meshkujve edhe njëherë dëshmoi se klubi I Volejbollit Strumica vitet e fundit nuk ka konkurrencë të denjë, ndërsa befasi mund të konsiderohen UGD Shtipi dhe Liria e Zherovjanit që ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë. Shkëndija e Tetovës këtë vit garon me volejbollist të rinj nga shkolla e vetanake dhe kjo është e arritur e këtij klubi që ka traditë të madhe dhe është simbol i volejbollit në Tetovë.
Pas ndeshjeve të xhiros së 11-të, të gjitha ekipet shkojnë pushim të merituar deri në fillimin e play off-it dhe play out-it./KlanMacedonia/