Volejboll: Liria dhe Shkëndija shënojnë fitore maksimale

Dy ndeshjet e javës së tetë të  sezonit vjeshtor në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve kanë përfunduar me  fitore maksimale për ekipin Liria  kundër Universitetit të Tetovës  dhe Shkëndija  në transfertë kundër Borecit  në Veles.

 Në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, skuadra  nga  Zherovjani  ekipi  Liria  ka shënuar fitore maksimale kundër ekipit Universiteti i Tetovës 3-0  në sete  25-23, 25-13  dhe 25-18. Për skuadrën nga  Zherovjani  ishte kjo  fitorja e  shtatë sezonale  ku kanë pësuar edhe një  humbje  dhe  vazhdojnë të mbajnë pozitën e dytë në tabelë, pas  Strumicës.

Me një lojë ku i gjithë ekipi dha  kontributin e vetë maksimal shënuam  fitore të merituar. Do  vazhdojmë edhe tej rrugëtimin e sukseseve” tha  trajneri Sadik Ferati pas ndeshjes së sotme

 Në Veles, u takuan Boreci vendas dhe Shkëndija e Tetovës dy rival të vjetër në volejbollin e Maqedonisë së Veriut. Kësaj radhe  ishte ekipi tetovar që sadopak  iu hakmor skuadrës nga Velesi për disfatën në sezonin e kaluar në Tetovë, duke e mundur me rezultat maksimal  3-0 në sete 25-14, 25-12 dhe 25-23.

Lojtarët e ri të ekipit tonë nga ndeshja në ndeshje dëshmojnë cilësitë e veta, kështu ishte edhe  sonte  duke  dhënë  maksimumin nga vetja që rezultoi me fitore maksimale. Uroj djemtë për këtë fitore”  tha  trajneri  Durim Luma pas kthimit nga Velesi

Për  ekipin kuqezi ishte kjo fitorja e pestë sezonale, ku kanë pësuar edhe  tre  humbje.

Rezultatet:

Liria – Universiteti i Tetovës  3-0  (25-23, 25-13  25-18)

Boreci – Shkëndija  0-3  (14-25, 12-25 dhe  23-25

 /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share