Volejboll: KV Liria ka angazhuar tre përforcime cilësore për kampionatin e ri 2023/2024

Kampionati në Ligën e parë volejbollit në kategorinë e meshkujve në  Maqedoninë e Veriut ashtu si çdo vit  edhe kësaj radhe pritet të fillon nga mesi i  tetorit. Të gjitha  klubet e volejbollit sipas mundësive që kanë  dhe që do jenë  pjesë e sezonit të  ri 2023/2024   tani më kanë filluar me para përgatitjet në të gjitha aspektet për një fillim të mbarë dhe cilësorë të fazës përgatitore.  Njëri ndër klubet me traditë të gjatë  Klubi Volejbollit “Liria” e Zherovjanit, që drejtohet   nga  Hakik Ferati,  deri më sot  ka  bërë disa lëvizje  të mëdha  sa i përket  prurjeve  të reja  në ekip.

Klubi  ynë si gjithmonë i bënë parapërgatitjet  e duhura  para se  të fillojmë me përgatitjet e rregullta për kampionatin deri 2023/2024, ka fundi i javës së parë të shtatorit. Deri më tani kemi angazhuar tre  volejbollist cilësor nga skuadra nënkampione e Borecit të Velesit si Sasha Ivkoviq, Dejan Dimovski dhe Zare Kolev, ndërsa jemi në bisedime edhe  me një volejbollist me përvojë   jashtë vendit tonë, për çka opinion do të  njoftohet sapo ta arrimë marrëveshjen. Dua të them se në kampionatin  e ri  pretendimet tona  janë  që të  gjendemi në pjesën e epërme të  tabelës” deklaroi Sadik Ferati  trajner i ekipi Liria të Zherovjanit.

 Sa i përket  ekipeve që do garojnë në Ligën e Parë të volejbollit në kategorinë meshkujve në sezonin 2023/2024 do të dihet javën e kaluar pas afati për paraqitje të klubeve dhe lojtarëve  skadon më 31 gusht./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share