Volejboll: Fitore maksimale për tre ekipet tetovare Shkëndija, Liria dhe Universiteti i Tetovës

Në ndeshjet e xhiros së dytë të kampionatit  republikan të volejbollit për meshkuj  tre skuadrat tetovare Shkëndija , Liria dhe Universiteti i Tetovës, kanë shënuar  fitore maksimale ndaj kundërshtarëve të tyre Vardarit, Borecit dhe Janta Volej.

 Klubi i volejbollit Shkëndija edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit të 2023/2024,  ka  shënuar fitore, kësaj radhe  në cilësinë e vendasit kundër Vardarit të Shkupit  3-0  në sete 25-14, 25-8 dhe  25-5. Trajneri  Durim Luma pas lojës deklaroi “Jam  shumë kënaqur me lojën dhe fitoren, sidomos me dy lojtarët e ri Andi Idrizi dhe  Berin Osmani të cilët gjatë tri seteve ishin bartës të lojës duke kontribuar në fitoren e dytë sezonale”.

Fitoren e dytë sezonale e  ka shënuar edhe skuadra nga Zherovjani , Liria, kësaj radhe  nga nën kampioni aktual dhe finalisti i Kupës  ekipit të Borecit në Veles me rezultatin maksimal 0-3 në sete 17-25, 19-25 dhe 14-25.  “Ashtu  siç premtuam  neve kthehemi me tri pikë të mëdha nga Velesi ku mundëm ekipin e Borecit. Figura qendrore në këtë ndeshje  ishte  volejbollisti Dejan Dimovski. Liria do të vazhdon rrugëtimin e sukseseve” tha trajneri Sadik Ferati

 Fitore në transfertë ka shënuar edhe ekipi i studentor Universiteti i Tetovës, kundër Janta Volejt në Shkup me rezultat maksimal 3-0 në sete. Kapiteni Hamza Veseli pas kthimit në Tetovë deklaroi “Neve e mbajtëm fjalën e dhënë se kundër Janta Volej do të shënojmë fitore të sigurt dhe këtë arritëm. Të gjitha lojtarët tanë dhanë gjithçka nga vetja dhe mundi i tyre solli fitore maksimale

Rezultatet:

Shkëndija – Vardari  3-0 

Boreci – Liria   0-3 

Janta Volej – KV Universiteti i Tetovës 0-3

Lexo gjithashtu
Total
0
Share