Klubi i volejbollit Shkëndija ka nisur mbarë ndeshjet e gjysmëfinales së play off-it në kuadër të fazes së fundit të kampionatit vendor të volejbollit për meshkuj. Kuqezinjtë në sallën e gjimnazit të Tetovës shënuan fitore të sigurtë 3-1, në sete 25:19, 25:22, 20:25 dhe 25:21, kundër ekipit të Borecit nga Velesi.
“Jam I kënaqur me lojën dhe fitoren bindëse edhe pse realisht prisja fitore maksimale 3-0 në sete. Besoj se të hënë në Veles do të japim më të mirën nga vetja jonë që të sigurojmë fitoren e dytë dhe finale e play off-it ku vendoset se cila skuadër do të fiton titullin kampion pë sezonin 2022/2023”deklaroi trajneri Durim Luma pas ndeshjes me Borecin në Tetovë.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet të hënën në Veles, ku nëse fiton skuadra vendase atëherë do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë, por në Tetovë, ndërsa me fitore ekipi i Shkëndijës do të kualifikohej në finale.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/