Në Ligën e pare të volejbollit në kategorinë meshkujve mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje të raundit të dytë për ekipet që garojnë në play off dhe play out. Derbi mes dy skuadrave tetovare Universiteti Tetovës dhe Liria e Zherovjanit ka përfunduar me fitoren e Universitetit të Tetovë 3-1. Me këtë fitore ekipi i Universitetit mban shpresat për kualifikim në mesin e katër ekipeve që do të luftojnë titullin kampion, ndërsa ekipi Liria pas rezultateve të mira në pjesën e parë të kampionatit, në sezonin e ri nuk po shkon si duhet.
Rabotniçki pas fitores ne javën e kaluar kundër ekipit Liria në Tetovë, me fitore 3-0 kthehet edhe nga Probishtipi, ndërsa ndeshja e tretë Strumica – UGD Shtipi luhet më 19 shkurt.
Në grupin e ekipeve të play out Shkëndija e Tetovës ka shënuar edhe një fitore të thellë, kësaj radhe kundër Borecit të Velesit 3-0 në sete 25:16, 25:14 dhe 25:21. Më vlefshme se fitorja është loja e mirë e shpresave të këtij klubi. Në dy ndeshjet tjera Makedonija Xhio mundi Janta Volej 3-2, ndërsa Vardari në cilësinë e mysafirit mundi Sushevën 3-2
Rezultatet e raundit të dytë
Universiteti Tetovës – Liria 3-1
Vesna Probishtip – Rabotniçki 0-3
Shkëndija– Borec 3 – 0
Makedonija Xhio-Janta Volej 3-2
Susheva – Vardari 2-3
Strumica – UGD Shtipi luhet më 19 shkurt