Volejboll: Bursa nga 3 deri më 8 tetor nikoqire e Ligës ballkanike. Rmv-ja përfaqësohet me KV Universiteti i Tetovës

Nga data 3 deri më 8 Tetor, qyteti i Bursës në Turqi është nikoqire e Ligës ballkanike të volejbollit  të meshkujve ku do të marrin pjesë ekipe nga  gjashtë vendet ballkanike si Maqedonia e Veriut, Kosova, Turqia, Serbia, Greqia dhe Bosnja e Hercegovina     

Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Ligën Ballkanike të Volejbollit për meshkuj, ku do të marrin pjesë gjashtë ekipe të ndara në dy grupe. Për këto gara të rëndësishme skuadra studentore ka filluar përgatitjet nevojshme që nga  fillimi i shtatorit.

Ne kemi filluar përgatitje që nga fillimi i shtatorit për kampionatin e ri vendor. Këtë vit  do të garojmë edhe në Ligën Ballkanike që për na është hera e parë  dhe mezi presim ta përfaqësojmë ekipin në arenën ndërkombëtare. Besoj se jemi të përgatitur deri diku dhe besoj se do të shfaqemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi kapiteni Hamza Veseli.

Gjashtë ekipet pjesëmarrëse në Ligën ballkanike janë të ndara në dy grupe, ndërsa Universiteti i Tetovës do të garon në Grupin B.

Ne për fat të mirë jemi me dy ekipe të cilat më mikpritëse për ne, ekipi Bursës që është organizator dhe ekipi i Pejës. Ekipin e Pejës e njohim më tepër ndërsa ekipi i Bursës është një kundërshtarë më fortë”, tha kapiteni Hamza Veseli.

Në xhiron e parë Universiteti i Tetovës në Grupin B, përballet me 5 tetor, me nikoqirët Bursa Bujukshehir Beledyie, ndërsa më 6 tetor, kundër KV Peja. Ndërsa në Grupin A. Bëjnë pjesë  KV Bosna nga Sarajeva, KV Spartak nga Serbia dhe Pigasos Polçinis Sport e Greqisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share