Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të jetë edhe kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, përcjell KlanM.
“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mori vendim për themelimin e Shtabit Zgjedhor Republikan, të cilin do ta drejtojë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa zëvendës i tij do të jetë sekretari i përgjithshëm Gjorgija Sajkoski. Njëkohësisht kanë filluar edhe përgatitjet për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për President të Republikës së Maqedonisë, ku zgjedhja do të bëhet në Konventën zgjedhore që do të mbahet më 2 mars 2024 në Shkup”, thonë nga VMRO./KlanMacedonia