VMRO: S’ka deputetë për ndryshime kushtetuese, Kovaçevski i humbë zgjedhjet

E vërteta doli në dritë, LSDM dhe Kovaçevski nuk kanë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Gënjeshtrat e LSDM-së se do të ketë ndryshime kushtetuese kanë dështuar. Dimitar Kovaçevski e ka refuzuar ofertën e VMRO-DPMNE-së sepse e di se nuk ka deputetë të mjaftueshëm për ndryshimin e Kushtetutës, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Le të mos ketë frikë Kovaçevski. Në seancën e parë të radhës le të vendosë në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese për të përballuar realitetin se nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Por të nesërmen le të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të dëgjojë dhe të shohë opinionin e qytetarëve për tradhtitë kombëtare që i bëri qytetarëve maqedonas dhe Maqedonisë.

I ballafaquar me realitetin dhe i frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kovaçevski është në kërkim të rrugës për të shpëtuar nga ballafaqimi me qytetarët. Frika është e madhe sepse e di se do të përjetojë një disfatë katastrofike.

Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, garant për këtë janë deputetët e VMRO-DPMNE-së, frikësimet dhe kërcënimet e LSDM-së nuk do të kenë sukses. Dimitar Kovaçevski le të marrë guxim dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share