Partia më e madhe opozitare në vend vazhdon me akuzat e saja ndaj pushtetit duke thënë se në vend se Qeveria të rrit pagat rrit çmimin e rrymës elektrike.
Qeveria kriminale e LSDM-së dhe BDI-së në vend të rritjes së pagave, qytetarët do të kenë rritje drastike të rrymës.
Qytetarët i pret një goditje e re çmimesh dhe qeveria nuk zvarritet se qytetarët mezi ia dalin mbanë. Si shpërblim për qytetarët do të ketë rritje drastike të energjisë elektrike thuhet mess tjerash në komunnikatën e VMRO-së.
Për disa dita pritet rritje drastike e rrymës , pikërisht për shkak të qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së.
SIpas VMRO-së në vend të tenderëve për familjen Zaevi viteve të fundit në REK Manastir, shteti është dashur të gërmojë thëngjill dhe të prodhojë rrymë. Çmimin për një sjellje të tillë të papërgjegjshme sot do ta paguajnë qytetarët me fatura jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike. Pavarësisht rritjes së paralajmëruar të rrymës, përkundër inflacionit dyshifror në vend, qeveria kriminale e LSDM-së dhe BDI-së nuk i rrit pagat në sektorin publik. Qeveria e Kovaçevskit po ikën nga premtimi i saj për një rritje lineare të pagave në sektorin publik, duke i detyruar punonjësit të bëjnë grevë çdo ditë.
Në buxhetin e shtetit ka para për paga më të larta. Qeveria le të heqë dorë nga shpenzimet joproduktive, le të heqë dorë nga luksi dhe le t’i drejtohen paratë qytetarëve. VMRO-DPMNE mbështet protestat dhe kërkesat e punonjësve të sektorit publik për rritjen e pagave. Le të inkurajohet qeveria dhe le të propozojë propozimin e VMRO-DPMNE-së në rebalancin e buxhetit që është në Kuvend dhe le t’i rrisin pagat për 2806 denarë thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së../KlanMacedonia/