VMRO: Pushteti të mos e fshehë – edhe sa zyrtarë të Onkologjisë i kanë shkruar familjarët si të sëmurë për të vjedhur citostatikë?

VMRO-ja opozitre edhe sot ka akuzuar partitë e pushtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në Klinikën e Onkologjisë, ku u zbulua se ka pasur keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve të sëmurë me kancer, përcjell KlanM.

“Kur drejtori i Onkologjisë guxoi ta paraqesë me dokumente false nënën e tij se vuante nga kanceri në mushkëri, atëherë çfarë u bë tjetër për të vjedhur terapinë? Kovaçevski, por edhe të gjithë ministrat e deritanishëm, duke filluar nga Taravari, Filipçe, Saliu e deri te Mexhiti, nuk mund të manipulojnë se nuk e kanë ditur. Krimi i Onkologjisë është i madh dhe monstruoz dhe për të duhet të ketë përgjegjësi si individuale ashtu edhe sistemore. Nuk mund që me ditë të tëra të mos dihet asgjë, që të gjithë të përfshirët të shkojnë lirshëm në punë dhe kështu të kenë mundësi të fshehin provat e Prokuroia Publike të mos ndërmarrë asgjë, e t’i lërë ministrat pa prekur”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share