VMRO-PP: Mobilizohen kundër Kosovës, heshtin për Serbinë!

“NË SHTIP MAQEDONIA U QUAJT “SERBI E VJETËR” DHE “SERBI JUGORE”!

VMRO-Partia Popullore iu bashkangjitet dënimeve lidhur me paraqitjen e flamurit, sic thonë, me motive të të ashtuquajturës “Shqipëri të madhe” gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë, njofton KlanM.

Por, VMRO-Partia Popullore, sic thuhet në komunikatë, nuk mund të hesht ndaj, sic e quan, hipokrizisë shoqërore të patriotizmit të njëanshëm maqedonas ku për disa fqinj mobilizohet e gjithë shoqëria, kurse për të tjerët, në mënyrë kolektive bëhemi sikur nuk shohim dhe heshtim.

“Para dhjetë ditëve në Shtip, me rastin e 120-vjetorit të okupimit serb të Maqedonisë, pranë flamurit maqedonas dhe para përfaqësuesve të RMV-së, sekretari shtetëror serb, vendin tonë e quajti “Serbi e Vjetër” dhe “Serbia Jugore”, kurse maqedonasit serb që i kishin çliruar në luftën ballkanike. E njëjta gjë ishte përsëritur edhe në Kragujevac, ku ishte paralajmëruar se në shtator në Manastir do të hapet ekspozita për të ashtuquajturën “çlirimi i Maqedonisë” që në fakt paraqet okupimin më të rëndë në historinë e Maqedonisë – okupimin serb” – thonë nga VMRO Partia Popullore.

VMRO-Partia Popullore, sic njofton KlanM, kërkon nga institucionet dhe intelektualët që të ndalojnë që në mënyrë të njëanshme të sulmojnë fqinj të caktuar, kurse të mbyllin sytë para shovinizmit të fqinjve tjerë, kurse fton Presidentin Pendarovski të zbatojë masat ndëshkimore për skandalin në Shtip ku Maqedonia u quajt “Serbi e Vjetër” dhe “Serbi Jugore”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share