Kovaçevski: Brenda dy javëve ndryshimet kushtetuese do t’i dorëzohen Kuvendit

“Edhe nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë zgjedhje në vjeshtë”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se, propozim iniciativa për ndryshimet kushtetuese, do të dorëzohet në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme, me çka edhe do të fillojë procedura parlamentare për miratimin e tyre, njofton KlanM.

Ai tha se, amendamentet do të publikohen, pas shqyrtimit nga ana e Qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kur të shqyrtohen amendamentet e Kushtetutës nga ana e Qeverisë, ato do të kumtohen publikisht dhe do të publikohen dhe atëherë të gjithë qytetarët do të mund të binden se bëhet fjalë për amendamente teknike me të cilat diçka që veç më është fakt në Kushtetutë, sipas asaj që thonë ekspertët më të mëdhenj në shtet, do të vendoset në mënyrë shtesë në Kushtetutë në pjesët e popujve të tjerë të cilët jetojnë në shtet”, u shpreh Kovaçevski.

Kovaçevski, sic njofton KlanM, nuk ka shpalosur informata nëse është takuar sërish me liderin e VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nëse ka siguruar mbështetjen e opozitës.

Megjithatë, ai u shpreh i prerë se, edhe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në vjeshtë.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është i lidhur me mandatin e Qeverisë, ai është i lidhur me integrimin evropian të shtetit dhe është obligim i çdo partie politike që t’i mbështesë integrimet evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.

Dy liderët maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski realizuan më 07 qershor një takim kokw mw kokw, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski, sic njofton KlanM,  i ofroi Mickoskit pjesëmarrje në Qeveri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, me çka LSDM do t`ia dorëzonte 5 nga 10 pozitat e saja ministrore.

Por, Mickoski tha se, do të pranonte këtë gjë, nëse në Qeveri nuk do të jetë BDI dhe nëse, ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit të vendit në BE. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share