“VMRO për herë të parë…” – Ratkoceri: Takimi Mickoski – Kovaçevski prodhoi diçka

Gazetari dhe analisti, Arben Ratkoceri në Klan Debat deklaroi se nga takimi mes liderëve politikë maqedonas është arritur diçka, sa i përket qëndrimeve të VMRO-së opozitare. SIpas tij, VMRO-ja ka filluar ta pranojë publikisht çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

“Ky takim prodhoi diçka, një qëndrim të VMRO-së që për herë të parë në një farë forme ajo e bëri publike që është dakord për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa pjesën tjetër unë e shoh si pjesë të politikave lokale”, tha mes tjerash analisti dhe gazetari, Arben Ratkoceri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share