Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar për sot publikimin e një afere të re, që sipas tyre tregon për shumat përallore që arkëtojnë qeveritarët, përcjell KlanMacedonia.
Këtë aferë, kjo parti e quan “Parazitët”, ndërsa sipas tyre, publikimi i saj do të jap përgjigje për vuajtjet e popullit.
“Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj. Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa pagat e njerëzve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE./KlanMacedonia