Nesër në KlanDebat përballen kandidatët për Rektor në Universitetin e Tetovës

Kandidatët për të parin e Universitetit të Tetovës do të pêrballen për herë të parë në një debat televiziv, informon KlanM.

Për herë të parë në zgjedhjet për Rektor të UT-së, ndodh që të ketë numër kaq të madh kandidatësh e për më tepër të përballen në një debat publik mes tyre.

E pikërisht, të katër kandidatët kanë zgjedhur Televizionin Klan Maqedonia dhe emisionin Klan Debat për t’i ballafaquar publikisht programet e tyre për kreun e UT-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Myqereme Rusi, Jusuf Zejneli, Bashkim Ziberi dhe Dervish Alimi janë katër profesorët e UT-së që pretendojnë pozitën e Rektorit të këtij universiteti.

Klan Debat shfaqet të hënën prej orës 20:30 nën drejtimin e gazetares, Xhumadije Ibraimi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share