Gjyqtarët e zgjedhur të LSD-së dhe BDI-së po luajnë si “gjarpërinj”, duke dalë nga vrimat e tyre vetëm kur Zaev, Filipçe dhe Ahmeti u fishkëllejn, kanw reaguar sot nga VMRO DPMNE. Një fjalë e urtë e vjetër thotë që korr atë që mbjell.
LSD dhe BDI mbollën Kacarskën, Ruskoskën, Trpkovin dhe Kocevskin dhe mbiu korrupsioni dhe krimi. Ne po thyejmë rekorde negative çdo ditë, fjalë për fjalë gjyqësori mund të japë mësime se si të korruptoheni dhe të mos mbani përgjegjësi, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ne mund të shohim se në Maqedoni mbizotëron një gjyqësor dhe prokurori e udhëzuar politikisht nga veprimet e Ruskoskës, e cila përmes Kacarskës dhe Trpkovit luajti me fatet e njerëzve të përfshirë në rastin e 27 prillit. Për një punë të bërë mirë, Kacarska u bë gjyqtare kushtetuese dhe Trpkov në vend që të ishte njeri i ligjit, u bë burrë i politikës. Tandemi Trpkov dhe Kacarska dënuan mbi 200 vjet burg më 27 prill, ndërsa shteti, i zhytur në krim nga BDI dhe LSD, po shpërbëhej me të gjitha bazat. Kjo nuk mund të ndodhë pa binjakun e tyre siamez, prokurorin publik në largim, Ljupço Kocevski, i cili duhet të mbajë përgjegjësi sepse është pjesë e arkitekturës politike të LSD-së dhe BDI-së në gjyqësor dhe sepse në mënyrë të paligjshme emëron dhe shkarkon personelin në gjyqësor, siç e sheh të arsyeshme. “Drejtësia po vjen në Maqedoni dhe reformat në drejtësi janë duke u zhvilluar”, pohon VMRO DPMNE.