VMRO: Merko në listën e zezë – Kovaçevski nuk guxon t’i kërkojë përgjegjësi

Ka mbetur vetëm që Kovaçevski t’i kërkojë Merkos që ky i fundit t’i lejojë institucionet e drejtësisë që të kryejnë kontrolle në dokumente – ironizojn nga VMRO-DPMNE në një reagim kundër kryeministrit Kovaçevski, përcjell KlanM.

Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin si të pafuqishëm në qeverinë e tij.

“Fakti që Ramiz Merko u fut në listën e zezë është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie të BDI-së dhe LSD-së. Për të mbledhur të gjitha shkeljet e ligjit, marrëveshjet e errëta, tenderat e montuar, partizanizmin e gjyqësorit, pasurinë personale e të ngjashme, nuk duhet një listë e zezë, por një fletore e zezë e tërë. Heshtja e Kovaçevskit konfirmon edhe një herë se ai është një letër pa zë në qeveri, as nuk i lejohet të kritikojë e aq më pak të kërkojë përgjegjësi nga Merko. Tregon gjithë nënshtrimin e LSD-së dhe Kovaçevskit në raportet me BDI-në dhe zyrtarët e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Tashmë, sipas VMRO-së, gjithçka është ekspozuar, ndlrsa qeveria, sipas tyre, nuk mund të kalojë asnjë ditë pa marrë shuplaka për korrupsion dhe krim.

“Bota e ka kuptuar tashmë se ata janë kampionë të mafies dhe të shkatërrimit të shtetit ligjor”, thuhet më tej në reagim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share