Fraksioni i VMRO-DPMNE-së: Partisë nuk i duhen traktate milosheviqiane!

LSDM: MICKOSKI POLITIKAN ANTI-EVROPIAN

Fraksioni për Demokratizimin dhe Revitalizimin e VMRO-DPMNE-së, publikisht distancohet nga deklarata, sic e quajnë nga ky fraksion, Kryetarin momental të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se bota dhe Evropa janë duke bërë strategji për ta thyer VMRO-DPMNE-në, duke e quajtur këtë deklaratë të dëmshme, si për Maqedoninë poashtu edhe për VMRO-DPMNE-në.

“VMRO-DPMNE-së, në këtë moment, më së paku i duhen traktatet milosheviqiane të tipit “Të gjithë janë kundër nesh”, por një aksion i shpejtë partiak – diplomatik për amortizimin e dëmeve të shkaktuar nga Mickoski dhe të dëgjueshmit e paktë të tij. I bëjmë thirrje Mickoskit, që menjëherë të ndërpret fjalorin e këtillë dhe t`i kthehet realizimit të vlerave të proklamuara partiake, integrimit në BE”, thonë nga Fraksioni i VMRO-DPMNE-së.

Kur bëhet e qartë se nuk ka diktat bullgar, Mickoski ndryshon retorikën dhe flet për presione dhe komplote botërore kundër tij dhe partisë së tij – reagojnë nga LSDM-ja, duke potencuar se Mickoski ka potencial vetëm për të krijuar armiq.

“Frika kurse lirisht mund të themi edhe paranoja e Mickoskit lidhur me komplote botërore qartë tregon se bëhet fjalë për një politikan anti-evropian. Ai nuk dallon nga Nikola Gruevski. Është i vetëdijshëm se retorika e tij, do të thotë retorikë kundër BE-së dhe NATO-s, do ta çojë Maqedoninë, së paku edhe për 11 vite në izolim”, tha Daniela Nikolova, deputete e LSDM-së.

Socialdemokratët thonë se frustracionet personale të Mickoskit janë larg realitetit për shkak se, siç thuhet, Maqedonia në këtë periudhë ka mbështetje të madhe nga faktori ndërkombëtar dhe miq që asnjëherë nuk i ka pasur./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share