Drin Ahmeti ka marrë tendera milionëshe dhe ka dëmtuar buxhetin kurse Qeveria LSDM-BDI duhej t`ia merrte licensën.
Në këtë mënyrë vazhdojnë akuzat e VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë rast ku thonë se Drin Ahmeti përmes firmës “Everest XHD” në vend që të përballet me sanksione, me mbështetjn e Ministrisë së Ekonomisë, ka vazhduar të punojë.
“Për shkak se Bekteshi nuk ia ka marrë koncesionin Drin Ahmetit, edhe pse duhej, ai megjithatë ka vazhduar të punojë dhe të marrë tenderë. Firma paraqitet si bartës i marrëveshjesve për furnizime publike në institucionet shtetërore AD “ESM” me vlerë 7.670.000 denarë me TVSH dhe marrëveshje për furnizim publik në NPK “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Prilep në vlerë prej 944.000 denarë me TVSH” – tha Mile Lefkov, VMRO.
Kohë më parë kishte reaguar Drin Ahmeti, sic thotë, në lidhje me mospagesën e kompensimit të koncesionit.
Bashkë me përgënjeshtrimin ai ka ndarë të gjitha pagesat që kompania “Everest XhD” Shkup i ka bërë për periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2024, në bazë të kompensimit koncesionar për hapësirë dhe eksploatim.
Drin Ahmeti, sic thuhet në reagim, u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të verifikojnë deklaratat në hetimin e tyre. /tvklan.mk/