VMRO-DPMNE konsideron se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për veting ndërkombëtarë, por për respektim të ligjeve të vendit. Ata vazhdojnë ta akuzojnë BDI-në se po përgadit destabilizim të vendit dhe njëkohësishtë kërkesën e e kësaj partie për veting ndërkombëtarë në të gjitha sferat në 32 vitet e fundit, e konsiderojnë si manovër të integristëve dhe socialdemokratëve që kërkim llogarinë për siç thanë ata, keqpërdorimet e bëra, ta paraqësin si pastrim hesapesh mes partive politike.
“Ne themi që në këtë shtet ka ligje për gjithçka, për veting, për burim prone, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për pastrim parash dhe tregti me ndikim. Gjithçka për të cilën një shtet demokratik duhet të ketë ligje. Ligjet duhet të respektohen, por nuk janë respektuar deri tani, më saktë, pikërisht BDI dhe LSD-ja i kanë keqpërdorur, jo vetëm për llogari partiake, por edhe për pasurim të tyre, Nuk duhet të shpikët uji i nxehtë, por te respektohen ligjet, veçanërisht ai Penal, të cilin BDI dhe LSD, që të shpëtojnë, desëhn por nuk e ndryshuan plotësisht. Drejtësia vjen, për të gjithë. Pa dallim të përkatësisë partiake, fetare apo etnike” – tha Miteva.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim mosndërmarrjen e hapave konkret për kërkesën për vetting ndërkombëtarë e shohin si frikë, të siç e quajnë, qeverisë monoetnike.
“Frika nga vetingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake. Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit. Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një veting i monitorua rndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri. Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre. Çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë” – thonë nga BDI.
Kërkesa e parashtruar nga BDI për vetting ndërkombëtarë ishte një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së kësaj partie.
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, tha se në mbledhje u diskutua edhe rreth reportit të ekspertit amerikan Pol Uilliams përmes të të cilit synohet mbrojtja e legjitimitetit. I pyetur se si do të arrijnë të institucionalizojnë këtë raport , Ademi tha se kur kauza është e drejtë të gjithë japin mbështetje sic ndodhi me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese.
Hollësi nga raporti I ekspertit amerikn Uilijams pritet të publikohen më 13 gusht gjatë shënimit të përvjetorit të Marrwveshje së Ohrit që BDI do ta bëjw në Shkup ku do të marrin pjesë akademikë nga vendi dhe jashtë.