Kovaçevski të dalë dhe të tregojë dokumentin se sa deputetë të LSD-së nuk i kanë nënshkruar se do të votojnë për amendamentet kushtetuese – thonë nga VMRO-DPMNE e Mickoskit. Nga kjo parti, hedhin dyshime se ka disa deputetë të pushtetit të cilët nuk duan të votojnë për ndryshimet kushtetuese, përcjell Klan Macedonia.
“Kovaçevski duhet të thotë nëse pas zbulimit të VMRO-DPMNE-së për deputetët e LSD-së që nuk pajtohen me politikat për amendamentet kushtetuese, ai i thirri në një koordinim grupor, gjatë të cilit u kërkoi të nënshkruajnë dokumentin se do të mbështesin pa kushte amendamentet kushtetuese gjë që nuk ka ndodhur sepse deputetët e përmendur nuk kanë qenë dakord. Është e kotë ta transferosh topin në fushën e dikujt tjetër, kur Kovaçevski nuk mund të rregullojë të tijën. 3 deputetë të Njësisë së parë dhe të dytë i kanë thënë se nuk do të mbështesin amendamentet kushtetuese, ndërsa 6 deputetë të brendshëm kanë deklaruar se votimi i ndryshimeve kushtetuese është gjëja më e keqe që mund të bëjnë”, thuhet në reagim.
Sipas partisë së Mickoskit, Kovaçevski e di se as deputetët e tij nuk do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese dhe për këtë arsye është nervoz, ndërsa shtojnë situatë e njejtë paraqitet edhe në BDI, ku sipas tyre, një deputet ka kërkuar para për të votuar./KlanMacedonia