VMRO kundër ligjeve të taksës së solidaritetit, të TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin

“KËTO TRE LIGJE JANË NË KUNDËRSHTIM ME INTERESAT E QYTETARËVE”

Deputetët e VMRO – DPMNE-së nuk do t’i mbështesin ligjet e taksës së solidaritetit, për TVSH dhe për tatimin mbi fitimin,  të cilat, sipas paralajmërimeve do të miratohen me flamur evropian. Sipas VMRO – DPMNE-së këto tre ligje janë në dëm të ekonomisë së vendit dhe standardit jetësor të qytetarëve.

“Me tre ligjet evropiane, paralajmërohet reformë tatimore e cila është në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe ekonomisë. Nuk duhet të ketë TVSH për ushqimin, TVSHJ-ja për rrymën të jetë pesë përqind derisa nuk kthehet në normale inflacioni. Për produkte të caktuara ushqimore, duhet të pritet rritje të TVSH-së për 10%” – tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij, me ligjin për taksën e solidaritetit, pushti kërkon që kompanitë të jenë solidare, ndërsa njëkohësisht harxhon pamëshirshëm, nuk ka konsolidim fiskal dhe lufton me ekonominë gri vetëm në letër.

“Ligji nuk merr parasysh efektet e investimeve, hulumtimin dhe zhvillimin e kompanive në të kaluarën të cilët kanë sjellë rritje të përfitimeve, ndërsa porosia që i dërgon pushteti ekonomisë thotë “të suksesshmit do të dënohen”. Në mënyrë shtesë, odat ekonomike dhe këshilli i investitorëve të huaj u deklaruan kundër kësaj zgjidhje ad hoc, e cila krijon pasiguri te investitorët” – tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së.

Qeveria në seancën e së martës, me propozim të Ministrisë së Financave përcaktoi tekstet e tri propozim ligjeve në fjalë. Me propozim ligjin për TVSH-së, bëhet ulja e normës prej 18 për qind në 5 për qind për qarkullimin me produktet menstruale, rritet norma e TVSH-së prej 5 për qind në 10 për qind për produktet të caktuara ushqimore, rritet norma tatimore për qarkullimin dhe importimin e peletave, furrave të peletave. Qëllimi i propozim ligjit për taksën e solidaritetit, është që të gjithë të marrin pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike, në përputhje me mundësitë e tyre ekonomike dhe të kontribuojnë në mënyrë solidare në zbutjen e pasojave të krizës së çmimeve dhe energjetikës, ku është marrë duke pasur parasysh rregulloren evropiane.

Ndërsa, propozim ligji për tatimin mbi fitimin, parasheh zgjidhje ligjore që kontribuojnë në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe Administratën e të Ardhurave Publike, duke zgjeruar bazën tatimore dhe duke synuar përjashtimet dhe lehtësimet tatimore në sistemin ekzistues të tatimit mbi fitimin. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share