VMRO: Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

VMRO akuzon LSDM-në se po e mbajnë peng Maqedoninë dhe se zgjedhjet i shohin si zgjidhje të vetme, pëcjellë Klan M.

“Që Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë për shkak të mandatit të tij, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Për më shumë se një vit, Kovaçevski pretendon se VMRO-DPMNE ka pranuar amendamentet kushtetuese. Të premten u fundosën të gjitha gënjeshtrat e LSDM-së, jo vetëm që nuk kishin 80 deputetë, por nuk i kishin as 70.

LSDM-ja e di që në momentin që do t’i hedhin në votim amendamentet kushtetuese do të dështojnë, prandaj po e zvarritin me shpresën se do të qëndrojnë edhe një muaj në pushtet.

Ndërsa LSDM po e mban pushtetin si litar shpëtimi, Maqedonia po fundoset. Populli jeton çdo ditë më keq.

LSDM po e largon Maqedoninë nga BE-ja me krimin, korrupsionin dhe politikën e paaftë. Zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje. Zgjedhje për ndryshim” – thonë nga VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share