Bujar Osmani prezantoi planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës!

Kryesuesi me OSBE-në, Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, ka publikuar një propozim-plan prej 9 pikëve për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovë.

Me këtë plan, siç përcjell KlanM, mes tjerash kërkohet që Kryebashkiakët e katër komunave veriore të dorëhiqen dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale këtë vit.

Krahas kësaj, siç njofton KlanM, kërkohet tërheqja e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe njëkohësisht ulja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Propozim-plani i OSBE-së, që Osmani e ka publikuar në Tuitter, thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta konfirmojnë pajtimin rreth marrëveshjes bazë të Ohrit, si dhe policia e rregullt me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it duhet të kujdeset për sigurinë në terren.

Në një nga pikat, sic percjell KlanM, kërkohet heqja dorë nga protestat dhe të kthehen funksionet komunale, sic thuhet, do të vazhdonte jeta normale, kurse zyrtarët do të ksihin qasje në ndërtesat e komunës.

Në pikën e shtatë, sic percjell KlanM, thuhet se OSBE mbështet procesin zgjedhor dhe përforcimin e besimit midis bashkësive, kurse në pikën e tetë se procesi i pajtimit duhet t`i kyç të rinjtë.

Në pikën e nëntë të fundit, potencohet se OSBE mbështet zbatimin qëllim mirë të dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share