VMRO: Kovaçevski merr për çdo ditë punë 50 euro më shumë

Qeveria po i mashtron qytetarët me gjoja masat kundër krizës prej 1000 denarë, me të cilat mezi mund të blesh 2 kilogramë djathë, reaguan sot nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, thonë se kryeministri Kovaçevski merr për çdo ditë punë 50 euro më shumë, ndërsa e mashtron popullin, siç thonë ata, me 1000 denarë për tërë muajin.

“Qeveria po sillet në mënyrë të pafytyrë sepse përderisa i hedh thërrime popullit, Kovaçevski merr 1100 euro më shumë pagë, Pendarovski 1200 euro, Xhaferi 1000 euro. Me një fjalë, Kovaçevski, Pendarovski dhe Xhaferi për çdo ditë pune marrin 50 euro më shumë se më parë. Dhe tani Kovaçevski që merr mijëra euro në vit e mashtron popullin me 1000 denarë dhe atë në kohën kur 600.000 bashkëqytetarë tanë jetojnë në varfëri. Populli nuk gënjehet me 1000 denarë. Njerëzit duan një jetë më të mirë. Me Kovaçevskin dhe LSD-në dhe BDI-në kjo nuk është e mundur”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share