Sipas VMRO-DPMNE-së së Mickoskit, një seri skandalesh po ndodh në Drejtësinë e Maqedonisë, duke përmendur rastin e fundit, ku Gjykata Administrative anuloi vendimin për shkarkimin e Vesna Damevës nga kreu u Këshillit Gjyqësor, përcjell KlanM. Sipas kësaj partie, kjo dëshmon se Gjyqësori është në kaos të plotë.
“Shembulli i fundit ku Gjykata Administrative mori vendim për anulimin e vendimit për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor është vetëm një ditë tjetër e dëshmisë së katastrofës që po ndodh në gjyqësor. Këshilli Gjyqësor, organ që duhet të vendosë dhe gjykojë punën e gjyqtarëve në Maqedoni, është shndërruar në një cirk në të cilin rolin kryesor e kanë porositësit dhe biznesmenët e BDI-së dhe LSD-së. Nëse do të kishin një pikë dinjiteti, anëtarët e këshillit gjyqësor do të kishin dhënë dorëheqjen dje. Në fund të fundit, puna e autoriteteve gjyqësore, përfshirë Këshillin, u kritikua në raportin më të keq nga KE”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Ky kaos në gjyqësi dhe prokurori, sipas VMRO-së, ka sjellur në rënien e besimit të qytetarëve më drejtësi, që sipas anketave është vetëm 1%./KlanMacedonia