VMRO-ja për rastin në Onkologji: Krim monstruoz që pushteti dëshiron të fshehë

Mexhiti siguron se çdokush që ka abuzuar do të dënohet

Krimi në spitalin e Onkologjisë është i madh dhe monstruoz dhe për të duhet të ketë përgjegjësi si individuale ashtu edhe sistemore, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre nuk mund që me ditë të tëra të mos dihet asgjë dhe që të gjithë të përfshirët të shkojnë lirshëm në punë.

“Drejtori i Onkologjisë shkyç sistemin e kontrollit dhe monitorimit, tjetri drejtor tjetër nxjerr dokumente false për familjrin e tij për ta vendosur në Klinikë. Të dy drejtorët janë në krye të partive që i kanë emëruar! Operacione të tilla dhe heshtja për krimin prej vitesh në Onkologji janë të pamundura pa dijeninë dhe mbështetjen e qeverisë. Edhe sa tragjedi dhe krime monstruoze ka nëpër klinika tjera…?”, thotë Naum Stoilkovski nga VMRO.

Ndryshe ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti dje u bëri thirrje pacientëve që t’i denoncojnë të gjitha parregullsitë me të cilat ballafaqohen në sistemin shëndetësor, duke theksuar se defektet nuk mund të zgjidhen brenda natës. Ai përsëriti se të gjitha abuzimet do të trajtohen ashpër. Sipas tij, pacientët e Klinikës së onkologjisë marrin terapi cilësore dhe përsëriti se aty, siç shprehet, punojnë profesionistë të lartë. Në ndërkohë, Ministria bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share