VMRO: Është mirë të dëgjosh se presidenti Pendarovski është në të njëjtën linjë me Mickoskin

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se nëse Pendarovski është për referendum, le të thërrasim së bashku të përballemi me popullin.

Nga atje theksojnë se Referendumi është forma më e lartë e demokracisë në një shoqëri dhe mënyra më e mirë për të dëgjuar opinionin e njerëzve.  Është mirë të dëgjosh se Pendarovski është në të njëjtën linjë me presidentin Mickoski dhe se ai po mendon të mbështesë një referendum. Së shpejti presidenti Mickoski do të dalë me formulimin dhe presim që Pendarovski ta mbështesë dhe të bëjë thirrje për mbështetje nga të gjitha partitë politike.

Referendumi duhet t’u japë qytetarëve të drejtën të vendosin nëse duan të kenë një të ardhme evropiane të asimiluar, të bullgarizuar, nën diktim, apo krenare, dinjitoze, kur në një të ardhme të afërt do të krijohen kushtet për të pasur një të ardhme evropiane. VMRO-DPMNE është për një të ardhme evropiane, por me dinjitet të ruajtur dhe me të njëjtat rregulla dhe kushte që vlenin për të gjithë deri tani, dhe jo për të diskriminuar Maqedoninë thuhet në komunikatën e VMRO-së.. /KlanMmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share