VMRO-DPMNE: Zbulohen keqpërdorime me furnizime publike në 19 institucione publike shëndetësore!

VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë ish-pushtetin, sic pretendojnë, për keqpërdorime në sferën e shëndetësisë. Sipas tyre, krahas tenderëve të dyshimtë të Filipçes në nivel qendror, keqpërdorime janë bërë në disa Institucione Shëndetësore Publike.

BOJAN STOJANOVSKI – VMRO DPMNE

“Nga 24 kontrollet e tërësishme financiare në vitin 2023, tek 19 janë konstatuar parregullsi në pjesën e kontrollit të zbatimin të procedurave për furnizime publike.

Parregullsitë e lokalizuar janë në Klinikën Universitare për kirurgji maksilofaciale – Shkup, Shtëpinë e Shëndetit – Gostivar, Resnjë, Strugë, Dellçevë, Demir Hisar, Veles, Probishtip, Klinikën Universitare për Urologji, radiologji, nefrologji, psikiatri – Shkup, Spitalin Klinik Tetovë, ISHP – Shkup, Spitali Strugë, Strumicë, Dibër, Qendra për Shëndet Publik – Shkup, Spitali I specializuar për ortopedi dhe traumatologji – Ohër.

Parregullistë në shëndetësi kanë metastazuar sistemin. Kepërdorimet dalin në sipërfaqe – përgjegjësi do të ketë”. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share