VMRO-DPMNE: Vendi pranë kolapsit energjetik

ELEKTRANAT E RMV-së: VIJON PRODHIMI NORMAL I RRYMËS

VMRO-DPMNE thotë se nëse merren parasysh cmimet aktuale nëpër bursa të energjisë elektrike, këtë dimër, Maqedonisë së Veriut do t`I mungojnë 200 milionë euro, por nëse ndiqen trendet e cmimeve të bursave të vendeve perëndimore, shuma që do të duhet për të mbijetuar në dimër do të tejkalojë një miliardë euro, që sipas tyre do të ndikojë në rritjen e cmimit të rrymës elektrike, standardin e qytetarëve dhe mbylljen e shumë kompanive private.

Në deponinë e Termocentralit Manastir nuk ka rezerva të thëngjillit. VMRO-DPMNE-ja thotë se sipas informacioneve të tyre momentalisht ka vetëm 90.000 ton përzierje të tokës dhe thëngjillit, që sipas opozitës maqedonase vlera kalorike e tij është sa një e treta e thëngjillit normal, që do të thotë prodhim të rrymës ka vetëm për disa ditë dhe në funksion do të vehet mazuti. Krahas ndotjes së ambientit, opozita maqedonase drejton edhe akuza për keqmenaxhim me krizën energjetike.

“Nga situata reale mund të konkludohet se qeveria as së afërmi nuk është gati të përballet me krizën energjetike. Në vend të masave për përballje me krizën, jemi dëshmitarë se teprica të rrymës elektrike ELEM-i I shet në tregun e lirë sipas cmimit të tregut me cmime më të ulëta, kurse mbi kurrizin e popullit profiton ndonjë firmë” – deklaron Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Por, Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë siguruar qytetarët se vijon puna normale e dy blloqeve të Termocentralit në Manastir , sic thonë, në kushte të krizës energjetike kur është I pashmangshëm prodhimi I rrymës elektrike me mazut dhe thëngjill.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, llogaritë e rrymës për amvisëritë u rritën dy herë. Fillimisht në fillim të vitit rryma uu shtrenjtua për 10%, kurse në Korrik edhe për 7%, bashkë me vendosjen e tarifës së re, ku ata që harxhojnë më tepër paguajnë rrymë më të shtrenjtë dhe anasjelltas.

Në mënyrë plotësuese, problemi është përkeqësuar për shkak të rritjes enorme të cmimeve të energjensave në bursat botërore, të shkaktuar nga kriza ukrainase, kurse nga 1 Shtatori hyn në fuqi situata e krizës energjetike në gjithë territorin e RMV-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share