“Treni për evropë i BDI-LSDM, do të zbarkojë në Idrizovë”
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, gjatë vizitës në Komunën e Rosomanit, në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, sic njofton KlanM, është shprehur se përfundimisht duhet të mbyllet tema me ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, në këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe me këto kushte nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës.
“Duhet përfundimisht të mbyllet tema me të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese dhe duhet të mbyllim këtë temë dhe të merremi me cështje tjera. Nëse qeveria mendon se kjo do të kalojë te populli, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe të shohim se cfarë mendon populli, për këto dhe temat tjera”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Por, VMRO-DPMNE nuk e la me kaq. Sipas tyre, treni i shumëpërfolur I LSDM-së dhe BDI-së për në Bruksel, pasi opozita ta merr pushtetin, do të zbarkojë në Idrizovë, njofton KlanM.
“Ky tren udhëhiqet nga BDI-ja, kurse LSDM-ja vetëm vozitet. Se ky tren nuk udhëton përmes hekurudhave evropiane e tha edhe Komisioni Evropian, se pesë ligjet me të cilët duan ta legalizojnë krimin me marrëveshjen me autostradata, janë gjithçka, vetëm jo evropiane dhe nuk guxojnë të kalojnë me flamur evropian”, tha deputeti i VMRO-së, Brane Petrushevski
VMRO-DPMNE gjatë fushatës “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ka përsëritur akuzat drejtuar qeverisë, për ndërtimin e Korridoreve, për situatën ekonomike në vend, largimin e të rinjve, por edhe për diskriminimin që I bëhet pjesës lindore të vendit./KlanMacedonia