VMRO-DPMNE: Sistem i kompanive kanë marrë miliona euro tatim me fatura fiktive

Stojanovski: Ose institucionet heshtin ose ka devalvuar sistemi

Një sistem i kompanive, për një periudhë të gjatë kanë tërhequr para në bazë të kthimit të TVSH-së me fatura fiktive, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për miliona euro. Kështu ka deklaruar sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, i cili në konferencë për mediat ka shtuar se në rrjetin e këtyre kompanive, shpesh herë kanë ndryshuar personat përgjegjës dhe pronarët. Ai ka theksuar se në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për persona që vijnë nga vendet fqinje dhe të cilët janë të vështirë për t’u gjetur.

“Në rrjetin e kompanive që nxirrnin miliona, shpesh herë ndryshonin personat përgjegjës dhe pronarët. Në një numër të madh të rasteve bëhet fjalë për persona që vijnë nga vendet fqinje dhe të cilët janë të vështirë për t’u gjetur. Buxheti është dëmtuar dhe shteti vështirë se do t’i rikuperojë milionat e paguara pa ndjekje penale, sepse kompanitë përmes të cilave janë shtypur faturat fiktive dhe janë dërguar para, nuk kanë prona, që përmes tyre të merret borxhi”, ka deklaruar Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas Stojanovskit nga VMRO-DPMNE sistemi i mekanizmit të kontrollit në institucione është jofunksional. Ai thotë se institucionet shtetërore për kontrolle  nuk ka ndërmarrë masa parandaluese.

“Është gjithashtu simptomatike që deri më tani nuk janë ndërmarrë veprime për të parandaluar raste të tilla dhe për të reduktuar në minimum kushtet për veprime të tilla kriminale, dhe jo tani kur miliona janë derdhur tashmë në bazë të kthimit të tatimit nga Buxheti me kontrolle të tregohet forcë se institucionet po punojnë për të shtypur rrjetet kriminale”, u shpreh Stojanovski.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, udhëheqësit e DAP-it, ose kanë heshtur ose tërësisht e kanë devalvuar sistemin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share