VMRO-DPMNE: Qytetarët presin në kushte jonjerëzore për dokumentet personale

VMRO-DPMBE ka reaguar edhe sot për pritjen në radhë të gjata për marrjen e dokumenteve të udhëtimit, përcjell KlanM. Deputeti Zoran Kocevski, ka deklaruar se ka dyshime që persona që vijnë me intervenime për të marrë menjëherë ndonjërin prej dokumenteve, paguajnë ryshfet. Ai ka shtuar se nuk është njerëzore që qytetarët të presin radhë në temperatura nën zero dhe me orë të tëra për t’u fotografuar apo për të marrë një dokument. Sipas deputetit Kocevski, kjo problematikë zgjidhet shumë lehtë.

“Qasja në sallën me stacione bazë për marrjen e të dhënave biometrike duhet t’u jepet vetëm personave që kanë caktuar termin. Radhën ta rregullojë oficer policie. Riaktivizimi i njoftimit përmes  SMS-ve se dokumenti personal është gati dhe shpërndarja e tij në një sportel të caktuar saktësisht për dhënien  e tij. Shpërndarja e dokumenteve personale të kompletuara në komisariatin territorial të cilit i përket qytetari. Prokurim i menjëhershëm i një sasie të mjaftueshme formularësh për lëshimin e dokumenteve personale ose përgjegjësi penale për ndihmësministrin për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, sepse ndërkohë me vetëdije ka realizuar dhe kryer prokurime publike shumëvjeçare për nevoja të tjera në Ministrinë e Brendshme, por jo për këtë shërbim kyç që u ofrohet qytetarëve. Riaktivizimi i ekraneve për atë se cili person në cilin stacion bazë dhe në cilën orë është në radhë për tu fotografuar për dokument personal. Sanksionimi i të gjithë menaxherëve dhe zyrtarëve që do të komprometojnë procesin e lëshimit të dokumenteve personale”, tha Zoran Kocevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share