VMRO-DPMNE: Protokolli– bullgarët popull shtetformues?!

“HAPET KUSHTETUTA, NDRYSHOHEN LIBRAT SHKOLLOR, GJUHA NUK ËSHTË E MBROJTUR”

VMRO-DPMNE-ja pretendon se konform dokumenteve që janë pjesë e kornizës negociuese, që janë pranuar nga Qeveria, Maqedonia do të duhet t`i ndryshojë librat shkollor, të hap Kushtetutën dhe bullgarët t`I bëjë popull shtetformues.

Sipas opozitës maqedonase, ndryshimi I librave shkollor, bullgarët popull shtetformues në Kushtetutës dhe problematizimi I gjuhës maqedone, qëndron në protokollin dypalësh, të cilën, sic thonë, qeveria e fsheh si sekret shtetëror, kurse mediat bullgare tashmë janë duke publikuar pjesë të kësaj marrëveshje, pa të cilën nuk ka nisje të negociatave me BE-në.

“Publikisht I bëjmë thirrje Qeverisë që ta publikojë protokollin, ku sipas informacioneve tona, parashihet ndryshimi I Kushtetutës me vendosjen e bullgarëve si popull shtetformues, ndryshimi I librave shkollor sipas dëshirës bullgare dhe problematizimi I gjuhës maqedonse, të cilën bullgarët e vlerësojnë si dialekt bullgar”deklaroi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE shtron pyetjen se përse fshehet nga opinioni protokolli, të cilin mediat bullgare tashmë janë duke e publikuar. Sipas tyre, qeveria përpiqet ta kalojë bullgarizimin, të cilin populli ashpër është duke e kundërshtuar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share