“NEGOCIATAT E DËMSHME SOLLËN VENDIN NË KËTË SITUATË”
VMRO-DPMNE-ja konsideron se nuk mjafton që Kryeministri të konsultohet vetëm me partnerët e koalicionit, sic e quajnë, për propozimin jo të volitshëm që nga opozita vlerësohet si debakël për diplomacinë e vendit. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Propozimi I këtillë nuk guxon të kalojë, për shkak se me këtë humb Maqedonia, nëncmohet, kurse në planin e jashtëm politik nuk do t`ia arrijë qëllimit as për anëtarësimin në BE e as për marrëdhënie më të mira miqësore dhe të barabarta me Bullgarinë. VMRO-DPMNE e ndjen revoltën e qytetarëve, pakënaqësinë e akumuluar për shkak të manipulimeve të Kovacevskit dhe Bujar Osmanit dhe po I shqyrtojmë të gjitha opsionet demokratike për kanalizimin e revoltës në Kuvend dhe jashtë tij”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE
VMRO-DPMNE ka adresuar Kritika ndaj Kryeministrit Kovacevski dhe Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, sic thonë për manipulimet ndaj opinionit në procesin e eurointegrimeve dhe kontestin me Bullgarinë. VMRO-DPMNE konsideron se po pranohen propozimet nëncmuese, për të cilët thonë se nuk kanë pësuar ndryshime nga versioni I mëparshëm. /KLanMacedonia/