VMRO-DPMNE përshëndet gatishmërinë e BDI-së për të shkuar në opozitë

VMRO-DPMNE ka përshëndetur gatishmërinë e BDI-së për largim nga Qeveria dhe shkuarje në opozitë, pasi këtë e kërkoi sot Mickoski ndërsa nga partia e Ahmetit u shprehën të gatshëm për të dalë nga Qeveria nëse votohen ndryshimet Kushtetuese, përcjellë Klan M.

”VMRO-DPMNE mirëpret qëndrimin dhe gatishmërinë e BDI-së për të shkuar në opozitë, që vjen pas performancës së sotme dhe presionit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

BDI përveç opozitës duhet që të pajtohet me shtyrjen e aplikimit të ndryshimeve deri në periudhën e hyrjes së Maqedonisë në BE, pasi të sigurohemi që të mos ketë kushte të tjera për identitetin maqedonas. Duan apo s’duan BDI-ja vitin e ardhshëm do të jetë opozitë, por është mirë që po ndërgjegjësohen” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share