Gjatë Janarit 187 raste me Covid-19, shënohen katër viktima!

RAPORTI I ISHP-së

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë janarit janë regjistruar 187 raste me COVID-19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Që nga nisja e pandemisë, sic njofton KlanM, në vendin tonë janë regjistruar 350.503 raste të konfirmuara me COVID-19.

Sipas Raportit, shënohet ulje e rasteve për 9.2% në krahasim me Dhjetorin 2023 dhe për 73.7% krahasuar me Janarin 2023.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet e shëndetësisë thonë se pjesa më e madhe e të prekurve janë regjistruar në Shkup, kurse incidenca më e madhe shënohet në Ohër.

Gjatë Janarit, sic njofton KlanM, janë regjistruar katër viktima si pasojë e komplikimeve me COVID-19, me çka, që nga fillimi i pandemisë, numri I përgjithshëm I personave që kanë humbur jetën shkon në 9.976.

Në muajin e kaluar 67 persona kanë marrë vaksinën anti-covid, kurse deri më 31 janar 2024 në Maqedoninë e Veriut, me dy doza, janë vaksinuar 857.256 persona.

Raporti i ISHP-së thotë se po stabilizohet aktiviteti i gripit stinor në rajonin e Evropës. Dominant vazhdon të jetë virusi i gripit i tipit A. Gjatë janarit janë regjistruar 5.716 të prekur nga gripi

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, ISHP-ja njofton se, gjatë janarit 2024 janë paraqitur 1.182 raste me sëmundje akute ngjitëse, pa COVID-19, grip, tuberkulozë, AIDS, hepatit e të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe tri raste të reja të konfirmuara me HIV, të gjinisë mashkullore, që I takojnë grupmoshës 20 deri 59 vjec. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share