AZIRI: POSTIMI – METAFORË SE SHQIPTARËT I DALIN ZOT VETVETES
Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së nga Qeveria ka kërkuar shkarkimin e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Azirin.
Një reagim I këtillë, sipas opozitës, vjen pasi Aziri, pas incidentit të mbrëmshëm në Kuvend, në Facebook kishte bërë thirrje për dhunë fizike ndaj Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, duke e cilësuar si një antishqiptar.
“Pikërisht për shkak të kësaj dhe seriozitetit të incidentit, erdhëm personalisht dhe dorëzuam kërkesën për reagim të ashpër nga Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kërkojmë reagim të shpejtë për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të tregohet se kundërshton thirrjet për dhunë fizike ndaj deputetëve dhe mesazhin se kjo nuk do të përsëritet”, ka deklaruar NIkolla Micevski, deputet nga rradhët e VMRO-DPMNe-së
Nga ana tjetër, Deputeti Antonio Miloshoski, në Stacionin Policor – Qendër ka dorëzuar kallëzim kundër Valmir Azirit.
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, I cili për momentin gjendet për arsye private në Turqi, në një deklaratë për Klan M, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Deputetit Antonio Miloshoski dhe të VMRO-DPMNE-së. Ai, për Klan M, tha se postimi ka qenë në aspekt metaforik se shqiptarët i dalin zot vetvetes dhe se nuk bën thirrje për dhunë ndaj askujt aq më pak ndaj deputetëve apo ndonjë pjesëtari të ndonjë etnie tjetër.
Postimi kontestues sot nuk gjendet në profilin e Azirit. Sipas tij, dikush e ka denoncuar dhe Facebooku e ka fshirë./KlanMacedonia/