VMRO-DPMNE nis me publikimin e aferës ”Parazitët”

“DY DREJTORË NË M-NAV PËR NJË MANDAT DO TË MARRIN GJYSMË MILION EURO”

VMRO-DPMNE-ja nga sot ka nis me publikimin e aferës “Parazitët”, ku sic thonë nga kjo parti, me publikimin e fakteve do të sqarojnë se si funksionarë të caktuar të emëruar nga Qeveria jetojnë në luks, derisa populli vuan.

VMRO-DPMNE-ja nisi me publikime në kuadër të aferës së ashtuquajtur “Parazitët”. Në shënjestër të opozitës ishin Kryetari I Këshillit Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv në M-NAV, Fahrudin Hamidi dhe anëtari i Këshillit Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv në M-NAV, Vlado Krstevski.

“Fahrudin Hamidi, I emëruar nga Qeveria për një muaj merr 345.000 denarë rrogë, për një vit janë 4.140.000 denarë kurse për një mandat katërvjecar mbi 16 milion denarë. Për një mandat Hamidi do të largohet nga M-NAV me para, për të cilat një pjesë e madhe e qytetarëve duhet të punojnë 76 vite. S`ka dallime as edhe për Vlado Krstevskin I cili merr 266.000 denarë për një muaj. Për katër vite Krstevski nga shteti do të merr 12.768.000 denarë” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE thotë se derisa populli vuan, kurse paga minimale është 18.000 denarë, inflacioni për një vit 20%, kurse cmimit e ushqimit janë rritur për 30%, funksionarë të emëruar nga Qeveria për një muaj fitojnë aq sa pjesa më e madhe e qytetarëve mund të fitojnë për gati dy vite. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share