Fshirja e klubit bullgar ”Ivan Mihajlov” – Sofja me reagim të ashpër

ZGJEDHJET NË BULLGARI: NË RMV PËR TË VOTUAR PARAQITEN VETËM 169 BULLGARË

Fshirja nga Regjistri Qendror i klubit kulturor Bullgar “Ivan Mihajlov” nga Manastiri, për shkak se nuk e ndryshoi emrin në afatin e paraparë me ligj, ka shkaktuar një sërë reagimesh në Bullgari, percjell KlanM.

Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, tha se bëhet fjalë për një vendim të keq që paraqitet si shprehje e panikës dhe pafuqisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Sofje shprehet se bëhet fjalë për një vendim tendencioz me të cilin Maqedonia e Veriut shkel Komventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vendimi është shprehje e panikës dhe pafuqisë. Shkupi duhet të pranojë se ka Bullgar maqedonas, se ka prani bullgare në RMV. Jo që sot, jo nga dje, por me shekuj. Ndalesa e emrave për klubet bullgare nuk do të ndalojë këmbënguljen e Bullgarisë dhe partnerëve tanë evropjan që RMV-ja t`i fut Bullgarët në Kushtetutë” – tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, vetëm 169 Bullgarë nag maqedonia e Veriut janë paraqitur për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari që duhet të mbahen më 2 Prill. Më së shumti janë paraqitur në Kavadar – 42, Prilep – 41, Tetovë – 40. N Strumicë janë paraqitur 22 Bullgarë të RMV-së, në Shkup – 15, dhe në Manastir – 9.

Në Regjistrimin e vitit 2021, sic njofton KlanM, si Bullgarë u deklaruan 3.504 qytetarë.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share