VMRO-DPMNE: Nëse pushteti nuk i jep LEN-it anëtar në KSHZ, tërhiqemi edhe ne

Opozita maqedonase: Pushteti tenton të manipulojë procesin zgjedhor

Nëse pushteti nuk ja jep një anëtar të KSHZ-së opozitës shqiptare, atëherë edhe VMRO-DPMNE do të tërheq anëtarët e saj nga ky komision. Kështu ka deklaruar zëdhënësja Marija Miteva, e cila në pyetje të mediave, ka theksuar se VMRO nuk duhet të jetë pjesë e një institucioni i cili tentohet të kontrollohet tërësisht nga pushteti. Sipas opozitës maqedonase, partitë në pushtet tentojnë të bëjnë një sërë parregullsish për të përfituar sa më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ky është një indikator se Qeveria nuk llogarit të mbaj proces zgjedhor korrekt. Në këtë kontest, nëse nuk ndryshohet sjellja e pushtetit, humbet edhe poenta e pjesëmarrjes së anëtarëve tjerë të opozitës në KSHZ. Nuk planifikojmë të jemi vetëm një dekor në një Komision zgjedhor i cili është i kapur nga pushteti. Në hap është garnitura e pushtetit që ta zgjidh këtë problem. Që nuk planifikohet proces zgjedhor korret flasin edhe mbi 50 shpalljet aktive të institucioneve shtetërore dhe punësimi i mbi 500 njerëzve në prag të zgjedhjeve. Pushteti do ti bëjë këto parregullsi masive vetëm që ta zvogëlojë procesin zgjedhor. Por në veprim janë edhe faktorët ndërkombëtar të cilët patjetër të reagojnë në këto veprime të shkeljes së procedurave dhe procesit zgjedhor”, tha Marija Miteva nga VMRO./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share