Bullgari: Borisovi dhe Petkovi dakorduan qeverinë me Kryeministër me rotacion

NË 9 MUAJT E PARA KRYEMINISTËR DO TË JETË NIKOLAJ DENKOV NGA PARTIA E PETKOVIT

Dy partitë më të mëdha të Bullgarisë, partia qendroro-djathtiste GERB e ish-Kryeministrit Bojko Borisov dhe blloku pro-perëndimor “Vazhdojmë me ndryshimet” i ish-Kryeministrit, Kiril Petkov, janë pajtuar që të formojnë qeveri koalicioni me Kryeministër me rotacion, në përpjekje për të dalë nga kriza shumëvjeçare politike që ka kapluar vendin, njofton KlanM.

Pas pesë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, Bullgaria do të ketë përbërje të re qeveritare propozuar nga koalicioni “Vazhdojmë me ndryshimet – Bullgaria Demokratike” me mbështetje të partisë GERB, kurse Kryeministri do të ndryshohet me rotacion – njoftojnë mediat bullgare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy partitë, siç përcjell KlanM, janë dakorduar që Marija Gabriel nga GERB sot t`ia kthejë mandatin Presidentit Rumen Radev, kurse mandatin e dytë do ta merr Nikolaj Denkov nga partia “Vazhdojmë me ndryshimet”.

Në 9 muajt e para Kryeministër do të jetë Nikolaj Denkov, kurse Zv/Kryeministër dhe Ministre e Jashtme do të jetë Marija Gabriel nga GERB. Në 9 muajt e ardhshme Gabriel do të bëhet Kryeministre kurse Denkov Zv/Kryeministër.

Situata e pasigurtë, siç përcjell KlanM, detyroi Bullgarinë, vend anëtar në BE që ta anulojë datën e planifikuar për vendosjen e euros, kurse duhet të miratohet edhe draft-buxheti për vitin 2023. Kjo ka penguar Bullgarinë që t`i tërheq mjetet e BE-së për rimëkëmbje nga pandemia.

Në zgjedhjet e 2 Prillit, siç njofton KlanM, partia fituese doli GERB me 69 mandate të fituara nga parlamenti prej 240 vendeve, derisa blloku që udhëhiqet nga partia “Vazhdojmë me ndryshimet” fitoi 64 vende./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share