VMRO-DPMNE: Në RMV shfrytëzohet softueri grek i spiunimit “predator”?!

“PTHP TË NIS HETIME, CËNOHET SIGURIA E QYTETARËVE:

VMRO-DPMNE pretendon se Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka gënjyer se në Maqedoni nuk është shfrytëzuar softueri për spiunim për ndjekjen e komunikimeve në internet “Predator”, sic thonë, për shfrytëzimin e të cilit, ekzistojnë shqetësime edhe në NATO.

“Sipas pohimeve të gazetarëve hulumtues grek të “Inside Story”, Maqedonia përmes OTA është furnizuar me softuerin “Predator”. Gazetarët kanë konstatuar se Maqedonia ëhstë furnizuar, kurse nuk ka përgënjeshtrim nga Kovaçevski. A është përdorur në Maqedoni softueri i spiunimit “Predator”, ishte pyetja drejtuar Kovacvskit në Prill të këtij viti. Ai pas një muaji u përgjigj se një softuer I tillë nuk është regjistruar nëpër isntitucione. Me ndihmën e këtij softueri nga Greqia janë ndjekur politikanë dhe personalitete tjera publike. PTHP të nnis hetime. Ekzistojnë indikacione se është cënuar siguria dhe privatësia e qytetarëve” – tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share