VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të takohen më me qeverinë në baza dypalëshe – ka deklaruar Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç percjell KlanM, deklaratën e Mickoskit, vendimi është miratuar njëzëri nga Komiteti Ekzekutiv i partisë.
“Nuk kemi komunikim me qeverinë, këtë javë patëm seancë të Komitetit Ekzekutiv dhe miratuam njëzëri vendimin se si VMRO-DPMNE ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel dypalësh me përfaqësuesit e Qeverisë”, ka thënë Mickoski./KlanMacedonia