Vëllai mund t`i përfundojë në burg, kurse Krenar Lloga do ta përpilojë listën e faljeve, Tiron Jahjaga i lidhur me Iliridën njeri me ide irredentiste dhe antishtetërore, Fatmir Mexhiti i panjohur dhe kumbar i Taravarit, Viktorija Avramovska Madiq ndërlidhet me tenderat 4 milionë euroshe, Maja Manoleva e detyruar nga Antikorrupsioni të heq dorë nga ambulanca private, Kaja Shukova e implikuar në dhënien e lejeve për fotovoltaikët, Vjollca Berisha në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi LSDM-në dhe BDI-në për vdekjen e pacientëve në Spitalin Modular në Tetovë, nëse referenca për Agim Nuhiun janë sukseset në Drejtësi ose Jeton Shaqiri nuk mund i vetëm pa zëvendës nga BDI-ja në Arsim, Azir Aliu këshilltar shumë i shtrenjtë në Qeverinë e mëparshme të VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë, siç njofton KlanM, VMRO-DPMNE-ja ka përshkruar propozimet e Kryeministrit Kovaçevski për Ministra dhe Zv/Ministra.
“Maqedonia nuk do të përparojë e as që do të përballet me krizën ekonomike, e as që në BE hyhet me të dyshuar për krime dhe korrupsion. Kjo nuk është listë për Evropë, por aleancë për disfata dhe për grabitje. Maqedonisë nuk i duhet edhe një qeveri pa legjitimitet zgjedhor, por zgjedhje të shpejta e të parakohshme”, deklaroi zëdhënësi i VMRo-DPMNE-së, Naum Stoilkovski./KlanMacedonia