VMRO-DPMNE me akuza të reja për pasurim të familjes Ahmeti

Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë

VMRO DPMNE drejtoi akuza të reja në drejtim të familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Në dokumentet e siguara nga kjo parti thonë se djali i Ahmetit, Shkumbini, me Drinin dhe Besianin, duan të ndërtojë një central fotovoltaik 60 MË në partneritet publik me shtetin. Nga VMRO DPMNE theksojnë se në bankat në të cilat kanë llogari kompanitë e djalit të Ahmetit është kërkuar kredit prej 35 milionë eurove për këtë projekt.

“Djali i Ali Ahmetit, Shkumbin Ahmeti, së bashku me nipërit e Aliut, Drinin dhe Besianin, po hyjnë në një biznes 35 milionë euro për ndërtimin e një centrali fotovoltaik prej 60 MË në zonën e Kërçovës. Djali i Aliut, Shkumbin Ahmeti, së bashku me kushërinjtë e tij të parë, Drinin dhe Besianin, tashmë kanë krijuar kompaninë “Helios”, në të cilën secili prej tyre ka 1/3 e kompanisë… Presim që Ahmeti dhe Kovaçevski të dalin dhe t’i shpjegojnë opinionit se për çfarë po merren vesh dhe si po i ndajnë bizneset”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E për këto akuza të opozitës në adresë të familjarëve të kreut të BDI-së, sot foli edhe vet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. I pyetur për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit.

“As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime apo e Bashkimin Demokratik për Integrim. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit lirshëm të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ndryshe Drin Ameti para një jave pati konferencë për media ku shpalosi biznesin e tij dhe blerjen e Qendrës Tregtare “Soravia”. Ahmeti pati deklaruar se paratë janë të ligjshme dhe për marrëveshjen e biznesit nuk e kanë ndihmuar lidhjet e tij familjare, as babai Fekri dhe as xhaxhai i tij Ali Ahmeti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share