VMRO-DPMNE – LSDM: ”Tradhtarë” e ”anti-evropian” – akuza e kundërakuza

VMRO-DPMNE: KUADRI I BDI-së SHKURTON ORËT E GJUHËS MAQEDONASE

Qeveria tradhëtare krahas lejes që historinë ta shkruajnë bullgarët, shkurton fondin e orëve të gjuhës maqedonase në arsimin fillor. Sic njofton KlanM, wshtë kjo akuza e radhës që vjen nga VMRO-DPMNE-ja e që I adresohet Qeverisë LSDM-BDI.

“Njoftojmë opinionin se më 12 Korrik derisa populli kuntërshtonte propozimin francez përmes protestave për pasojat ndaj identitetit maqedonas, Ministri I Arsimit dhe Shkencës, kuadër I BDI-së, miraton plan të ri mësimor për arsimin fillor, ku mësimi I gjuhës maqedonase në klasën e dytë shkurtohet nga 6 në 5 orë gjatë javës. Ky është vetëm fillimi I ndryshimeve, që sipas Konceptit, gradualisht do të vendosen në klasat tjera për cdo vit shkollor” – deklaroi Vesna Janevska, VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Socialdemokratët, nga ana tjetër, sic percjell KlanM, rikujtojnë se Mickoski së bashku me “Levicën” mbeten në anën e gabuar të historisë. Nga LSDM-ja edhe një herë I janë kthyer vizitës së Mickoskit në Budapest.

“Hristijan Mickoski sërish shkoi në Budapest, qartazi për instruksione të reja nga Nikola Gruevski. Kësaj radhe, për farsën e re, kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apasievi janë të izoluar në veprimin kundër rrugës evropiane të vendit. Madje edhe diplomatë të huaj kanë kritika serioze për sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Opozita maqedonase, sic njofton KlanM, ka drejtuar akuza edhe për  Ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” që drejtohet nga ish-deputeti socialdemokrat Kostadin Acevski, ku sipas zëdhënësit partiak, Naum Stoilkovski, kjo ndërmarrje paguan 11.000 euro më shumë se vlera reale për një cisternë bitum. Sipas VMRO-DPMNE-së, në një tender në vlerë prej 10 milionë eurove jepen 4.5 milionë euro vetëm për transportin, shumë kjo që sipas tyre nuk korespondon me çmimin real të tregut. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share